E kotë është përpjekja e secilit njeri, për të arritur një jetë kuptimplote. Të kota janë të gjitha besueshmëritë dhe të gjitha veprat e mira, për të arritur një lidhje me Perëndinë. Të kota janë të gjitha përpjekjet për të gjetur Perëndinë në Natyrë dhe Filozofi. Rruga për te Zoti është e penguar në mënyrë të pashpresë. Dhe njeriu e ndien këtë. Prandaj ai nuk ka qetësi. Me apo pa vetëdije njeriu jepet pas gjetjes së Perëndisë. Dëshira e madhe për të gjetur Parajsën e humbur e mundon atë. Me energji sakrifikuese dhe me përpjekje të palodhshme, përpiqet ai që disi distancën midis tij dhe Perëndisë ta tejkalojë.
Njeriu mbanë gjurmët e Dorës Krijuese të Perëndisë. Sipas tij edhe është krijuar. Qëllime jetësore nuk janë gjetja e vetes apo qëllimit të vetvetes. Kuptimi i ekzistimit varet vetëm nga Zoti.
Kushdo që pyet për kuptimin e jetës, nuk kalon nga pyetja e Perëndisë. Ai do ta bëjë këtë. Dikur.